Opta zbulon parashikimin për fituesin e Ligës së Kampionëve 2026/27

Parashikimet e para të superkompjuterit të Opta-s për sezonin 2026/27 të Ligës së Kampionëve nuk janë inkurajuese për klubet spanjolle, ndërsa faza e ligës nis të martën e ardhshme.

Arsenal dhe Bayern Munich kryesojnë listën e skuadrave favorite për të fituar trofeun, të ndjekur nga Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Të lidhura

None found

Megjithëse edicioni i ri i kompeticionit sapo ka nisur, Opta ka kryer simulimet e saj për të përcaktuar ekipet me probabilitetin më të lartë për ta fituar garën.

Arsenali vlerësohet si kandidati kryesor, me 21.2 për qind mundësi për t’u shpallur kampion i Evropës. Skuadra angleze ka 93.1 për qind shanse për të kaluar fazën e ligës dhe 34.7 për qind gjasa për të arritur në finale.

Bayern Munich renditet i dyti në këtë parashikim, me 19.9 për qind mundësi për triumf, ndërsa Manchester City zë vendin e tretë me 12 për qind.

Paris Saint-Germain llogaritet me 7.7 për qind shanse për ta mbrojtur ose fituar trofeun, kurse Barcelona ka 7 për qind mundësi dhe renditet pas kampionëve francezë.

Lista e 10 skuadrave me probabilitetin më të madh për triumf plotësohet nga Real Madrid dhe Liverpooli, me nga 5.1 për qind secili. Më tej renditen Manchester United me 3.7 për qind, Interi me 3.4 për qind dhe Aston Villa me 2 për qind.

Në pozicionet nga vendi i 11-të deri në të 24-tin parashikohet të jenë Borussia Dortmund, AS Roma, Sporting Lisbona, Club Brugge, Porto, Como, Stuttgart, Bodo/Glimt, Atletico Madrid, Lens, PSV Eindhoven, RB Leipzig, Napoli dhe Fenerbahce.

Sipas projeksioneve të superkompjuterit, skuadrat që pritet të eliminohen janë Villarreal, Slavia Praga, Lille, Real Betis, Galatasaray, Viking, AEK Athina, LASK, Feyenoord, Slovan Bratislava, Sabah dhe Shakhtar Donetsk.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş