Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të përcaktojë se kur mund të nisë funksionimi i paraleles në gjuhën shqipe në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”.
Të lidhura
None found
Sipas tij, nëse përmbushen kushtet e nevojshme, përveç shqipes, mësimi në këtë institucion mund të zhvillohet edhe në gjuhën turke dhe atë rome.
“Për këtë çështje duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Brendshme, e cila do t’ju japë përgjigjen. Qeveria ka sqaruar atë për të cilën është pyetur: në përputhje me ligjin, do të krijohet një paralele ku nxënësit do të mund të mësojnë në gjuhën shqipe. Më saktësisht, nëse ka nxënës turq, mësimi do të zhvillohet në turqisht, ndërsa nëse ka klasa rome, në gjuhën rome”, tha Mickoski.
Ai shtoi se të gjithë qytetarët kontribuojnë në mbushjen e buxhetit të shtetit. “Meqë kjo është e vetmja gjë që ju intereson, po ju përgjigjem, sepse të gjithë qytetarët e këtij vendi e mbushin buxhetin. E dini, nuk mund të pini vetëm nga një pjesë e shishes së ujit sepse kështu dëshironi. Në të njëjtën mënyrë, kur mbushet buxheti, ai mbushet nga të gjithë”, u shpreh kryeministri.
