“Unë erdha”/ Berisha udhëton drejt SHBA-së: Vendi i madh i lirisë do të jetë në mbështetje të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas heqjes së masës non-grata.

Berisha e ka përshkruar udhëtimin si një zhvillim me rëndësi politike. Ai deklaroi se SHBA-ja, të cilën e cilësoi si vendin e madh të lirisë, do ta mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen për t’u çliruar nga ajo që e quajti diktaturë autoritare të lidhur me drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama dhe regjimi i narkoshtetit.

Të lidhura

None found

“Prania juaj këtu tregon se e kuptoni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Ndihem shumë i kënaqur që sot nisem drejt Shteteve të Bashkuara me të njëjtën bindje që kisha në mars të vitit 1991: se vendi i madh i lirisë do të mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se kjo nuk kishte asgjë personale dhe se prania e të pranishmëve dëshmonte se edhe ata e ndienin rëndësinë e këtij udhëtimi për Shqipërinë.

Berisha tha gjithashtu se gjatë vizitës do të takohet me miqtë e tij, të cilëve do t’u përcjellë mesazhin: “Unë erdha, erdha”.


Shtuar 4.09.2026 11:59

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş