Skuadra e vajzave të Vllaznisë ka vendosur të mos vazhdojë pjesëmarrjen në kampionat. Lajmi befasues është raportuar nga “Shkodra Sport”.
Të lidhura
None found
Klubi shkodran pritet të publikojë një komunikim zyrtar në orën 11:30 të paradites për të shpjeguar këtë hap drastik, në një kohë kur nisja e edicionit të ri është shumë pranë.
Vllaznia e vajzave ka dominuar futbollin vendas, ndërsa njëkohësisht ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Kupat e Europës.
