Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e radhës për çështjen gjyqësore të njohur si rasti i “53-milionëshit”.
Të lidhura
None found
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, akuzohet në lidhje me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”, për projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Në seancën e sotme, Lekaj ka mohuar akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
“Nuk kam asgjë për të shtuar”, ka thënë ai, duke iu përmbajtur deklarimit të tij për pafajësi.
Gjykimi po vijon me shqyrtimin e pretendimeve të ngritura nga prokuroria dhe të provave të dorëzuara në gjykatë.
