VIDEO/ Giorgia Meloni kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama përgëzon homologen: Tani të ka mbetur vetëm rekordi im për t’u thyer

Këtë të premte, me anë të një videomesazhi në X, kryeministri i vendit Edi Rama, i ka dërguar një mesazh urimi homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, me rastin e një dite historike për ekzekutivin italian.

Kreu i shtetit ka publikuar një video-mesazh,duke vlerësuar arritjen e rëndësishme politike për vendin fqinj.

Të lidhura

None found

Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e udhëhequr nga Meloni është bërë ajo me qëndrueshmërinë më të madhe në historinë e Republikës Italiane.

Meloni mori postin e kryeministres në tetor 2022, duke udhëhequr një prej ekzekutivëve më të gjatë që ka njohur Italia.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua kështu kryeministres italiane: “Giorgia, sapo mësova se tani drejton qeverinë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Vërtete? Mesa duket isha mësuar keq, pasi ndërroja bashkëbiseduesin në Romë aq shpesh sa Milani ndërron trajnerët”.

Gjithahstu, ai shtoi se, pavarësisht parashikimeve të së majtës, demokracia italiane nuk rrezikohet.

“Megjithatë, çuditërisht, demokracia italiane nuk duket fare e rrezikuar, ndryshe nga çfarë kishim parashikuar, veçanërisht ne të majtët, kur ti mbërrite në Palazzo Chigi me pantallona të zeza”.

Rama kujtoi edhe shqetësimin fillestar të Ursula von der Leyen:Më kujtohet se edhe Ursula atëherë ishte mjaft e shqetësuar, apo jo? Tani përkundrazi, edhe ajo duhet të jetë shumë e lumtur për këtë rekord tënden. Pasi në vend që të marshoje mbi Europën, siç kishim frikë, ti e përqafove Europën dhe e ndihmove të kuptojë më mirë çështje si siguria dhe emigracioni i paligjshëm”.

Më tej, ai ironizoi mbi një deficit të supozuar demokratik: “Megjithatë, duhet pranuar e vërteta e plotë: që kur ti erdhe, në Itali vërehet një deficit i jashtëzakonshëm demokratik. I ke nxjerrë burrat jashtë loje për pushtet, që tani është bërë një punë grash, vetëm grash”.

Në mbyllje, Rama sfidoi edhe rekordin e tij dhe përmendi Gjermaninë: “Çfarë të them, e dashur Giorgia? Tani mbetet edhe një rekord tjetër për t’u thyer: ai imi. Dhe askush të mos guxojë të më thotë se Italia nuk bën pjesë në Ballkan, dhe pse jemi gjithmonë pas Gjermanisë, ku një tjetër zonjë e shquar ka qeverisur edhe më gjatë se unë. Rroftë Italia, rrofshin gratë italiane dhe ato shqiptare!”.

Videomesazhi i plotë i Ramës drejtuar Giorgia Meloni:

Georgia po lexoj që nga sot je në krye të qeverisë me jetë gjatë në historinë e republikës së Italisë.

Me të vërtetë? Unë isha mësuar keq duke ndërruar interlokutorin në Romë, me ritmin e ndërrimeve të trajnerëve të Milanit.

Shiko sa e çuditshme është demokracia në Itali, nuk duket aspak në rrezik, duke marrë parasysh të gjitha ato që ne të majtët kishim parashikuar kur ti more detyrën në Pallatin Chigi, me pantallona të zeza.

Edhe Ursula ishte shqetësuar jo pak atëherë, por sot ajo do të jetë e lumtur për këtë rekord të ri që ke vendosur sepse në vend që të marshojë në trupin e Europës siç kishim frikë, ti e përqafove Evropën, madje e ndihmove që të kuptonin më mirë disa çështje për sigurinë, emigrimin ilegal, por edhe duhet ta themi të gjithë, qëkur ke ardhur ti, ka një deficit të madh demokratik në Itali. Ke hequr qafe burrat nga përballja për pushtetin, dhe tani është shndërruar një përballje ekskluzive midis femrave. Çfarë them e dashur Georgia, tani është një tjetër rekord për t’u thyer, rekordin tim.

E të mos thonë që Italia nuk është në Ballkan sepse ne jemi pas Gjermanisë ku një zonjë e nderuar ka qeverisur akoma më gjatë se unë.

Rroftë Italia, rrofshin femrat, italiane dhe shqiptare.

 


Shtuar 4.09.2026 09:46

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş