Rasti “Pulse”, prindërit e viktimave kundërshtojnë zvarritjen e seancave gjyqësore

Gjatë seancës së sotme për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, avokatët e të akuzuarve u parashtruan disa pyetje ekspertëve Goran Markovskit dhe Dushica Angjelkoviqit, duke u përqendruar kryesisht te statusi urbanistik i objektit.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi i ish-kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kërkoi të sqarohej nëse Ligji për ndërtim përmban një përkufizim për “ndërtesë për shërbime hotelerie”.

Eksperti Markovski deklaroi se kjo kategori nuk përcaktohet në mënyrë të veçantë nga Ligji për ndërtim dhe se çështja lidhet me Ligjin për urbanizëm. Profesoresha Angjelkoviq bëri të ditur se grupi i ekspertëve ishte mbështetur në ekstraktin e Planit Urbanistik Detajuar, ku prona paraqitet si pjesë e një zone për industri të lehtë dhe biznes të vogël.

Familjarët e viktimave reaguan të pakënaqur ndaj mënyrës se si po zhvillohet gjykimi, ndërsa akuzuan mbrojtjen se po e zgjat procesin.

Mita Taseva, nëna e një prej viktimave, u shpreh se përsëritja e pyetjeve nuk po sjell të dhëna të reja, por vetëm po konsumon kohë. Dragi Stojanov, babai i një viktime, tha se familjet do të vazhdojnë përpjekjet e tyre:

“Duan ta zvarrisin gjyqin dhe të na lodhin, por ne nuk dorëzohemi. Do të luftojmë për drejtësinë derisa të na rrahë zemra.”

Seanca drejtohet nga gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa përfaqësimin e aktakuzës e bën një ekip me 15 prokurorë publikë.

Pas përfundimit të ekspertizës ndërtimore pritet të mbyllet faza e provave të Prokurorisë. Më pas, mbrojtja do të nisë paraqitjen e provave të saj.


Shtuar 3.09.2026 18:24

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş