Ujpesti fiton duelin vendimtar, Drenica mbetet jashtë Ligës së Kampionëve në futsall

FC Drenica nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve në futsall, pasi në përballjen e fundit të raundit paraeliminator u mposht 4-2 nga Ujpesti i Hungarisë.

Të lidhura

None found

Skuadra hungareze e vulosi vendin e parë në grup falë kësaj fitoreje, duke siguruar vazhdimin e garave evropiane, ndërsa Drenica u eliminua.

Në takimin vendimtar, Ujpesti kaloi në epërsi me golin e Rutait në minutën e 18-të. Vas shënoi për 2-0 në minutën e 25-të, ndërsa Cardoso Alves e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 37-të. Gémesi realizoi golin e katërt në minutën e 39-të.

Drenica reagoi me golat e Pardo në minutën e 33-të dhe Dervishajt në minutën e 40-të, por dy realizimet nuk ishin të mjaftueshme për ta ndryshuar fatin e ndeshjes.

Rrugëtimi i skuadrës kuqezi në këtë turne kishte nisur me dy rezultate bindëse. Në ndeshjen e parë, Drenica mposhti Sakaryan 6-1, ndërsa më pas fitoi 11-1 ndaj Muratës së San Marinos.

Me bilancin prej dy fitoreve dhe një humbjeje, Drenica e përfundon raundin paraeliminator jashtë garës për fazën pasuese.

Pavarësisht eliminimit, skuadra kosovare lë pas një paraqitje pozitive në Evropë, veçanërisht falë dy fitoreve të para dhe numrit të madh të golave të shënuar.


sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetpusulabetpusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis giriş