Grenell vlerëson Evis Salën: Shqipëria është me fat që e ka ministre, lidere botërore në onkologji

Diplomati amerikan Richard Grenell ka vlerësuar publikisht ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, pas përfshirjes së saj në listën e 100 grave më me ndikim në botë në fushën e onkologjisë për vitin 2026.

Përmes një postimi në platformën X, Grenell uroi Salën për këtë vlerësim, ndërsa rezervoi fjalë të veçanta edhe për rolin e saj në drejtimin e shëndetësisë shqiptare.

Të lidhura

None found

“Urime Evis! Shqiptarët janë me fat që e kanë ministre të Shëndetësisë. Ajo është lidere botërore në onkologji”, shkroi Grenell, duke shtuar se puna e saj po sjell ndryshim për njerëzit që përballen me kancerin.

Reagimi i Grenellit vjen pasi platforma ndërkombëtare OncoDaily përfshiu Prof. Evis Salën në listën “100 Influential Women in Oncology 2026”. Sala është pjesë e dhjetë emrave të parë të prezantuar nga kjo listë, e cila evidenton kontributin e grave me ndikim në kërkimin shkencor, trajtimin dhe politikat kundër kancerit, transmeton Albeu.com.

Evis Sala drejton Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që prej shtatorit 2025. Përpara angazhimit në qeveri, ajo ka zhvilluar një karrierë të gjatë akademike dhe mjekësore në institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.

Në profilin e saj zyrtar, Sala rezulton autore e qindra publikimeve shkencore dhe eksperte në imazherinë onkologjike, radiogjenomikë dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

Vlerësimi publik nga Grenell i shtohet jehonës që ka marrë përzgjedhja e ministres shqiptare në listën ndërkombëtare të figurave me ndikim në fushën e onkologjisë. /albeu.com/


Shtuar 28.08.2026 19:57

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis