Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, u rrëzua të premten e kaluar gjatë stërvitjes dhe u transportua në spital. Edhe pse ende nuk është përcaktuar një diagnozë përfundimtare, janë bërë publike informacione të reja për incidentin.
Portali Absolut Bayern raporton se në momentin e rrëzimit në kompleksin stërvitor Säbener Straße, Kompany pësoi zhvendosje të shpatullës dhe ra përtokë.
Të lidhura
None found
Belgu 40-vjeçar u dërgua me urgjencë në një klinikë, ku iu dha menjëherë ndihma e nevojshme. Më pas, ai u shtrua në spital për të marrë kujdes mjekësor.
Sipas raportimeve, Kompany kishte pasur dhimbje të forta koke gjatë gjithë ditës, ndaj ditët e fundit iu nënshtrua një sërë kontrollesh neurologjike.
Gjithashtu, bëhet e ditur se para rrëzimit ai kishte kuptuar se ngarkesa e punës ishte bërë tepër e madhe.
Absolut Bayern shkruan se Kompany kishte marrë disa masa prapa skenave për të ulur ritmin dhe për të lehtësuar angazhimet e përditshme.





