Izabel Goulart vijon të dhurojë spektakël në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e portierit gjerman, Kevin Trapp, e cila njihet për pozat e saj provokuese në “Instagram”, së fundmi ka shpërthyer me disa foto tepër “të nxehta”.
Modelja braziliane shfaqet duke shijuar pushimet në ishujt e bukur të Greqisë, ndërsa si gjithnjë ndan me fansat e saj të shumtë çaste nga relaksi.
Me një fizik për t’u admiruar, 36-vjeçarja ekspozon të pasmet perfekte teksa po merr rreze dielli në Mikonos.