Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Marrëveshja për projektimin dhe ndërtimin e interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi u firmos nga drejtori i SHA NOMAGAS, Nedim Rama, dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të prezantuara, segmenti i interkonektorit në territorin e vendit do të shtrihet në një gjatësi prej 22.4 kilometrash, ndërsa përfundimi i të gjithë projektit është planifikuar deri në fund të vitit 2028. Kostoja e tij do të jetë 29.4 milion euro.

Nedim Rama deklaroi se kompania vendase “Rapid Bild” u përzgjodh pasi paraqiti ofertën më të favorshme. Ai bëri të ditur se tubacioni do të ketë diametër prej 500 milimetër.

“Pika fillestare do të jetë pranë bllok stacionit ‘Kleçevc’, ndërsa pika e fundit do të jetë në kufirin me Serbinë pranë fshatit Sopot. Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e 5 objekteve shoqëruese: stacionit kryesor matës, stacionit reduktues, bllok stacionit dhe dy stacioneve pranuese dhe dërguese për pastrimin e tubacionit”, deklaroi Nedim Rama, drejtor i SHA NOMAGAS.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ndërtimi i interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë do t’i sigurojë vendit një lidhje të plotë vertikale në fushën e energjisë. Sipas tij, interkonektori me Greqinë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa lidhja me Serbinë në gjysmën e dytë, në fund të vitit 2028.

“Pas përfundimit të këtyre projekteve do të marrim një lidhje plotësisht vertikale, e cila është pjesë e Korridorit 10. Kjo do ta bëjë në mënyrë dramatike më të rëndësishëm pozicionin gjeostrategjik të vendit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kapaciteti teknik i parashikuar për interkonektorin është deri në 160 000 kub gazë në orë.


Shtuar 27.08.2026 18:34

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş