Shkupi do të zbatojë sot një regjim të veçantë trafiku, në kuadër të masave të sigurisë për vizitën zyrtare të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, Haxhiu pritet të vizitojë sot Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të ndërmarrë masa të posaçme në zonën qendrore të Shkupit.
Të lidhura
None found
Ministria u ka kërkuar të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’u binden udhëzimeve të zyrtarëve të policisë.







