Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot ka biseduar në telefon me Ilija Srdanoviqin, i cili kryesoi Listën Studentore, fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.
Gjatë bisedës, Mickoski e përgëzoi për fitoren dhe rezultatin elektoral, si dhe i uroi suksese për periudhën e ardhshme.
Të lidhura
None found
“Besoj se lidhjet e mira mes dy shteteve, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të vijojnë të përparojnë në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve”, shkroi kryeministri.







