Pas analizave të realizuara për kontrollin e cilësisë, NPK “Sharri” Tetovë njofton se uji në Poroj, Xhepçisht, Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, në segmentin nga varrezat e fshatit Reçicë e Vogël deri në Reçicë të Madhe, nuk i përmbush kriteret për t’u përdorur si ujë i pijshëm.
Të lidhura
None found
Për këtë arsye, përdorimi i ujit për pije ndalohet deri në një njoftim të ri nga institucionet kompetente.
NPK “Sharri” sqaron se nuk ka përgjegjësi për furnizimin me ujë të këtyre fshatrave, pasi ato nuk janë të lidhura me sistemin e ujësjellësit të qytetit të Tetovës, i cili administrohet nga kjo ndërmarrje. Menaxhimi dhe furnizimi me ujë i këtyre vendbanimeve janë në kompetencë të strukturave përkatëse lokale.
Megjithatë, duke marrë parasysh rëndësinë e situatës dhe nevojën për mbrojtjen e shëndetit publik, banorët këshillohen ta respektojnë ndalesën dhe të mos e përdorin ujin për konsum, derisa të dalin rezultate që vërtetojnë sigurinë e tij për pije.
Për informacione të mëtejshme, NPK “Sharri” u bën thirrje banorëve t’u drejtohen institucioneve dhe bashkësive lokale përgjegjëse për këto sisteme ujësjellësi.
