Gjatë kontrollit në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, në mesin e sendeve të konfiskuara janë një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
Të lidhura
None found
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimin e rastit, ndërsa Policia ka njoftuar se i dyshuari ende ndodhet në arrati.
Varrimi i Arlinda Zekajt do të zhvillohet sot në orën 15:00, në Radac të Pejës, fshatin e saj të lindjes.





