Ende nuk është përcaktuar se cilën përfaqësuese do të zgjedhë Enis Rexhepi, Shqipërinë apo Kosovën. Sipas informacioneve ekskluzive të publikuara nga “Telegrafi”, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka udhëtuar së fundmi drejt Stuttgartit të Gjermanisë, ku është takuar me talentin shqiptar. Biseda mes tyre raportohet të ketë qenë pozitive.
Qendërsulmuesi po e shqyrton seriozisht mundësinë për t’iu bashkuar Kosovës. Aktualisht, Rexhepi është pjesë e Shqipërisë U19, por në grumbullimet e fundit ai nuk e ka pranuar ftesën për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
Të lidhura
None found
Në mediat sportive është bërë e ditur se babai i 18-vjeçarit dëshiron që ai të luajë për Shqipërinë. Megjithatë, qëndrimi i vetë Enis Rexhepit duket se po e orienton atë drejt një kalimi te “Dardanët”.
Rexhepi shihet si një prej talenteve më premtues shqiptarë në repartin ofensiv. Gjatë këtij edicioni, ai ka realizuar 15 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 16 paraqitje.







