Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shkalla e papunësisë është ulur në 11,3%, kurse ajo e punësimit ka arritur në 46,6%, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (DZS).
Të lidhura
None found
Popullsia aktive numëron 798.718 persona, që përfaqëson rritje prej 0,8% në krahasim me vitin e kaluar. Prej tyre, 708.698 janë të punësuar dhe 90.020 të papunë. Numri i të punësuarve është shtuar me 1%, ndërsa ai i të papunëve është zvogëluar me 1,5% në raport me vitin e kaluar.
Në strukturën gjinore të të papunëve, meshkujt përbëjnë 63,6%, ndërsa femrat 36,4%. Ndër të punësuarit, 57,7% janë meshkuj dhe 42,3% femra.
Punësimi joformal ka shënuar rritje prej 7,2% kundrejt tremujorit paraprak, duke arritur në gjithsej 101.022 persona.
Në bujqësi, pylltari dhe peshkim janë regjistruar 51.487 persona, ose 51% e të gjithë punësimit joformal, ndërsa ndërtimtaria përfaqëson 17,2% të tij. Sipas DZS-së, kjo përbërje dëshmon ndikimin e konsiderueshëm që kanë veprimtaritë sezonale në bujqësi dhe ndërtimtari mbi ndryshimet tremujore të punësimit joformal.
