Një konflikt i nisur në zonën e Kakomesë ka përfunduar me plagosjen e një personi, pas përplasjes me disa të rinj banorë të zonës.
Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, ai po filmonte me telefon hapësirën e plazhit kur disa të rinj ndaluan pranë tij me automjet. Ata e pyetën në mënyrë agresive “Pse filmon?”, duke e përshkallëzuar situatën.
Të lidhura
None found
Pas fyerjeve, të rinjtë dyshohet se e goditën me grushte dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Dhuna i shkaktoi personit dëmtime, mes tyre edhe një frakturë. Ai u transportua në Sarandë, ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur kërkimet për personat e përfshirë në konflikt. Sipas të dhënave paraprake, ata tashmë janë identifikuar, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilit.
Përplasja ndodhi në një nga zonat turistike të Kakomesë dhe, bazuar në deklarimet e të dëmtuarit, shkak dyshohet të ketë qenë filmimi i zonës së plazhit.
