Arrestohet 20-vjeçari nga Studeniçani, ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit me burg

Një 20-vjeçar nga fshati Studeniçan i rrethinës së Shkupit është ndaluar nga policia më 24.08.2026, në orën 17:25, në fshatin Moranë. Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, arrestimi u krye në bazë të një urdhri gjyqësor nga zyrtarët e Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup. Personi i ndaluar është identifikuar me inicialet B.A.

Të lidhura

None found

Para ndalimit, B.A. po drejtonte një automjet “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit dhe nuk iu bind sinjalit të policëve për të ndaluar. Pak më tej, automjeti u përplas me një mur betoni, ndërsa gjatë lëvizjes në drejtim të kundërt goditi edhe një automjet “Shkoda Jeti” në pronësi të MPB-së.

Pas arrestimit, kontrollet e mëtejshme zbuluan se 20-vjeçari kërkohej për të vuajtur një dënim prej dy vjetësh burgim, të dhënë për vepra penale të parashikuara në nenet 292 dhe 288 të Kodit Penal. Nga MPB bëjnë të ditur se ai do të dërgohet në institucionin kompetent ndëshkimor-përmirësues për të vuajtur dënimin.


Shtuar 25.08.2026 20:51

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom