Partizani dhe Teuta përballen sot në sfidën e javës së parë të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin e Vorës dhe është programuar të nisë në orën 16:00.
Të lidhura
None found
Edhe pse do të jetë skuadra pritëse në Vorë, Partizani mbetet favorit për këtë përballje. Bilanci i ndeshjeve të mëparshme mes dy ekipeve u jep kryeqytetasve avantazhin për të synuar fitoren dhe 3 pikët.
Nga 60 përballje të zhvilluara deri më tani, Partizani ka triumfuar në 29 raste. Teuta numëron 12 fitore, ndërsa 19 takime janë mbyllur në barazim.
