Një banesë në Kaliforni u bastis të martën nga agjentë të FBI-së, si pjesë e hetimeve ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell, njoftuan mediat në SHBA.
Swalwell, 45 vjeç, u largua nga gara për postin e guvernatorit të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga Dhoma e Përfaqësuesve pasi dolën në publik akuza për ngacmim seksual gjatë kohës që ishte në detyrë.
Të lidhura
None found
FBI-ja e arrestoi ish-kongresmenin në një aeroport gushtin e kaluar, i mori pajisjet elektronike dhe kontrolloi banesën e tij në Uashington, në kuadër të hetimit për akuzat.
Ai i ka mohuar të gjitha shkeljet, raportoi BBC. Avokatja e tij, Sarah Azari, i cilësoi pretendimet “të rreme”. Pas lirimit të Swalwell-it, ajo deklaroi: “Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese, ato janë një sulm politik i llogaritur dhe i hapur”.
Akuzat ndaj Swalwell-it janë ngritur nga disa gra. Ato përfshijnë pretendimin se ai përdhunoi njërën prej tyre kur ajo ishte e dehur dhe nuk mund të përgjigjej, si dhe se u dërgoi grave fotografi nudo pa dëshirën e tyre.







