Mikel Arteta ka reaguar ndaj spekulimeve për një largim të mundshëm të Martin Zubimendit nga Arsenali, duke theksuar se mesfushori spanjoll vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të klubit.
Të lidhura
None found
Zubimendi është përmendur gjerësisht gjatë këtij afati kalimtar si objektiv i disa prej klubeve më të njohura të Evropës.
Real Madridi dhe Chelsea janë dy skuadrat që janë lidhur më së shumti me të, por trajneri i Arsenalit ka bërë të qartë se nuk e sheh largimin e tij si një mundësi.
“Jo, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, deklaroi Arteta kur u pyet për të ardhmen e spanjollit.
Tekniku i londinezëve shtoi se Zubimendi ishte ndër futbollistët më të spikatur të Arsenalit gjatë sezonit të kaluar, duke nënvizuar se pa kontributin e tij skuadra nuk do të kishte arritur në pozicionin ku ndodhej në javët e fundit.
Zubimendi iu bashkua Arsenalit për një shumë mbi 60 milionë euro, por deri tani ka qenë zgjedhje e dytë në formacion, pas Declan Rice.
