Pas kërkesës së BDI-së për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, koalicioni VLEN ka reaguar duke e kritikuar partinë e Ali Ahmetit për mungesë të funksionimit jashtë pushtetit.
Të lidhura
None found
“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas koalicionit, BDI-ja e ka keqpërdorur pushtetin dhe ka përfituar nga paratë publike dhe tenderët.
VLEN deklaron se vëmendja aktuale duhet të përqendrohet te projektet infrastrukturore, mes të cilave rendit Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren. “Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti”, thuhet në deklaratë.
Për zgjedhjet, koalicioni shprehet se BDI-ja do të humbasë, pavarësisht se kur do të zhvillohen ato. “BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët”, deklaron VLEN, duke pretenduar se shqiptarët nuk i besojnë më një “kaste të korruptuar” dhe një politike të vjetëruar. “Koha e BDI-së ka mbaruar”, përfundon reagimi i VLEN-it.
