Vdekja e 64-vjeçarit nga zjarri në Gjirokastër, policia jep detaje

Sot është regjistruar viktima e parë nga zjarret në vend. Bëhet fjalë për një 64-vjeçar i cili ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në fshatin “Asim Vokshi” ku banonte.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 18:01