Trump paralajmëron Omanin me bombardime nëse bëhet pengesë për bisedimet me Iranin

Fox News njofton se presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do ta bombardojnë Omanin nëse ky vend “pengon” negociatat e drejtpërdrejta të Uashingtonit me Iranin.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit të televizionit amerikan, deklarata u bë të hënën gjatë një telefonate, ku Trump pohoi gjithashtu se SHBA-ja disponon një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Megjithatë, IRGC e ka hedhur poshtë zhvillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Në telefonatë, Trump citohet të ketë thënë: “Nëse Omani pengon, do ta bombardojmë”.

Një zëdhënës i IRGC-së mohoi pretendimin e presidentit amerikan për negociata të fshehta mes palëve. Për agjencinë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, ai tha se “nuk po zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të IRGC-së dhe amerikanëve” dhe e cilësoi deklaratën e Trumpit si “gënjeshtër”.

Ndërkohë, zyrtarët iranianë kanë bërë me dije se janë afër finalizimit të një marrëveshjeje për qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se palët kanë arritur një mirëkuptim për itinerarin e tranzitit dhe se detajet përfundimtare do të caktohen përpara publikimit të një deklarate të përbashkët.

Omani, i cili e sheh veten si një vend neutral në këtë konflikt, tashmë po luan rol në negociatat me Iranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, Teherani ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen në këtë korridor ujor strategjik, përmes të cilit zakonisht kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Rihapja e ngushticës është kthyer në një nga pikat qendrore të bisedimeve.

Sipas Reuters, që citon një zyrtar iranian, Teherani ka kërkuar tarifa nga 5 deri në 7 për qind të vlerës së ngarkesave për anijet që kalojnë përmes ngushticës.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte thënë më herët se rihapja e plotë e ngushticës do të varej nga kompensimi që Irani kërkon nga SHBA-ja për ato që Teherani i konsideron shkelje të memorandumit të mirëkuptimit.

Në bisedën telefonike me Fox News, Trump deklaroi se nuk ka ndonjë afat kohor për përmbylljen e konfliktit.

“Janë lojtarë të mirë pokeri, por po vdesin. Nuk kam një afat. Nuk jam me nxitim”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Trump nënvizoi gjithashtu se zgjedhjet afatmesme në SHBA, të cilat do të mbahen në nëntor, “nuk kanë asnjë lidhje” me mënyrën se si po e trajton konfliktin.

Ai i hodhi poshtë edhe shqetësimet për zvogëlimin e rezervave të armëve të SHBA-së, duke thënë se ajo që është përdorur deri tani është “asgjë” krahasuar me kapacitetet e vendit.

Memorandumi i mirëkuptimit, i nënshkruar më 18 qershor, synonte vendosjen e një armëpushimi të përhershëm mes palëve. Megjithatë, armëpushimi i përkohshëm u shemb pak kohë më pas, pasi SHBA-ja dhe Irani rifilluan shkëmbimin e sulmeve.

Më 8 korrik, Trump deklaroi se armëpushimi ishte “i përfunduar”.

Teksa memorandumi 60-ditor po arrinte skadimin të hënën, Trump shkroi në rrjetin e tij Truth Social se objektivi kryesor i SHBA-së “ka qenë dhe do të jetë gjithmonë” që Irani të mos ketë, në asnjë mënyrë, një armë bërthamore.


Shtuar 17.08.2026 17:02

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş