Mbyllet intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt, Rrustemi hesht për pyetjet

Toske Gega, menaxherja e rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, ka përfunduar intervistimin para Komisionit Hetimor Parlamentar që po shqyrton vrasjen e saj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nuk zbuloi për mediat temat për të cilat Gega u pyet nga anëtarët e komisionit, pasi seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se kishte mbështetur që pjesa e parë e intervistimit të ishte e hapur për publikun, por tha se do ta respektojë vendimin e marrë nga komisioni.

Rrustemi: Përmbajtja e intervistimit nuk mund të bëhet publike

“Nuk bëhet fjalë për diskutim, por për intervistimin e dëshmitarëve. Duke qenë se komisioni vendosi që seanca të zhvillohej e mbyllur, nuk mund të tregoj se çfarë u tha, edhe pse unë isha që pjesa e parë të ishte e hapur”, deklaroi Rrustemi.

Pas përfundimit të intervistimit të Gegës, para Komisionit Hetimor Parlamentar pritet të dëshmojë edhe Durim Kelmendi, udhëheqës i Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Nuk është bërë ende e ditur nëse intervistimi i tij do të zhvillohet në prani të mediave.

Intervistimet po zhvillohen në kuadër të hetimit parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.


Shtuar më 18.11.2026 12:20

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet