Hoti: Na bindnin se ura nuk mund të bëhej, por u dëshmua se bëhet

Andin Hoti, ministër në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, ka deklaruar se ndërtimi i shtetit kërkon ushtrimin e përgjegjësive dhe jo pranimin e status quo-së.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Hoti vlerësoi se angazhimi i Policisë së Kosovës pranë urës së Ibrit, si dhe mundësimi i lëvizjes së lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, tregojnë se Republika e Kosovës ka sot institucionet, autoritetin dhe kapacitetet e nevojshme për ta zbatuar mandatin në çdo pjesë të territorit të saj.

Ai kujtoi se për shumë vite ishte pretenduar se një gjë e tillë nuk mund të realizohej, se Veriu nuk duhej prekur dhe se ura e Ibrit përbënte një kufi që nuk mund të kalohej. Sipas tij, ishte thënë gjithashtu se shtrirja e rendit dhe e ligjit do ta vinte në rrezik stabilitetin, ndërsa frika dhe ruajtja e gjendjes ekzistuese paraqiteshin si maturi politike.

Hoti theksoi se tashmë është provuar e kundërta. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendosmërisë, institucioneve funksionale, zbatimit të ligjit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Ajo që më parë konsiderohej pengesë e pakapërcyeshme, tash po kthehet në një realitet normal. Është normale që qytetarët të qarkullojnë pa pengesa, që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë në të gjithë territorin e Republikës dhe që ura t’i afrojë njerëzit, në vend se t’i ndajë”, shkroi Hoti në reagimin e tij.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş