Riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria, Rama: Operacion i vështirë, në terren jo miqësor (VIDEO)

Menjëherë pas zbritjes në Rinas, pas kryerjes me sukses të operacionin për të riatdhesuar 5 gra dhe 14 fëmijëve shqiptar  nga kampi i frikshëm i Al Hol, kryeministri Edi Rama është ndalur për një konferencë me mediat.

“Ishte një operacion i gjatë dhe i ndërlikuar, me ndihmën e konsullit shqiptar në Liban, të cilët i kam falenderuar edhe personalisht.

Është një ngjarje pozitive mendoj, ne nuk do të ndalemi këtu, ka dhe një operacion tjetër për tu zhvilluar, për një numër që nuk e dimë saktësisht, pasi ka një punë në terren për të gjetur ata persona në vrimat e zeza, llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, duke menduar tashmë se më shumë se gjysma është marrë.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur struktura e antiterorit, ministrin e falenderoj, pasi prej muajsh ka ndjekur operacionin, ka pasur dhe një vizitë në Bejrut, është një premtim që do ta mbajmë deri në fund,” tha ndër të tjera Rama.

 


Shtuar 1.08.2021 08:22