Një tjetër sasi kokaine kapet në Portin e Durrësit

Një tjetër sasi droge, dyshohet e llojit kokainë është gjetur gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit.

Droga është gjetur sërish në kontenierët e firmës ”Alba Exotic Fruits”.

Në kontenierët me banane të kësaj kompanie janë gjetur në dy javët e fundit sasi të konsiderueshme kokaine, ndërsa janë ndaluar edhe punonjësit që shoqëronin mallin.

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.


Shtuar 29.07.2021 19:45