Foto/ A është prishur miqësia mes Selin dhe Kristit? Veprimi i fundit i ish-banorëve të Big Brother VIP 5

Raporti mes Selin Bollatit, fitueses së Big Brother VIP 5, dhe Kristi Lamajt duket se ka ndryshuar disa muaj pas mbylljes së spektaklit.

Të lidhura

None found

Dy ish-banorët, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi ndërtuan një marrëdhënie të veçantë, nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram.

Ky veprim në rrjetet sociale ka ngjallur kureshtje te fansat, veçanërisht pas deklaratave që të dy kanë bërë së fundmi në Post Big Brother VIP.

Gjatë eksperiencës në shtëpi, Kristi kishte treguar në dhomën e rrëfimit se ndiente pëlqim për Selinën. Deklarata nuk ishte transmetuar më herët dhe ai kishte thënë se, nëse do të mund të bënte një zëvendësim gjatë reality show-t, do ta kishte fituesen pranë vetes.

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte deklaruar Kristi.

I rikthyer te kjo deklaratë në Post Big Brother VIP, Kristi shpjegoi se vlerësimi për Selinën buronte kryesisht nga zgjuarsia dhe mënyra e saj e të menduarit.

“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar. Këtë e kam diskutuar me Selinin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh ai.

Selin, nga ana tjetër, bëri të ditur se nuk e dëgjonte për herë të parë këtë rrëfim, pasi Kristi ia kishte treguar gjatë kohës që ndodheshin ende në shtëpi.

“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën, më ka thënë që një ditë në dhomën e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrën si mendon dhe si vepron”, tha Selin.

Ajo e cilësoi historinë e tyre si një marrëdhënie që kishte nisur mes përplasjeve, por që më pas ishte kthyer në afërsi dhe respekt.

“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, deklaroi ajo.

Pavarësisht këtyre komenteve dhe miqësisë që të dy e kishin shfaqur publikisht, heqja e ndjekjes në Instagram ka ndezur diskutime mes ndjekësve. Ata po përpiqen të kuptojnë nëse ky veprim tregon një krisje të raportit mes ish-banorëve.


Shtuar 5.08.2026 11:44

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş