Zjarret shkatërruese në Greqi, dhomat e zhveshjes së stadiumit në Vilia kthehen në strehë për mbi 100 kafshë

Dhomat e zhveshjes në stadiumin e futbollit të Vilias janë përshtatur si qendër e përkohshme strehimi për mbi 100 kafshë të shpëtuara nga zjarri shkatërrues në Atikë, Greqi. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të autoriteteve vendore me dhjetëra vullnetarë.

Të lidhura

None found

Në realizimin e nismës u përfshinë Bashkia, organizata Dogs’ Voice, shoqata vendore për mbrojtjen e kafshëve “Adespotes Psyches”, si dhe dashamirës të kafshëve që jetojnë në zonë.

Banorët nisën që në ditët e para të sillnin ushqime dhe medikamente, ndërsa një numër i madh vullnetarësh morën përsipër përkujdesjen e përditshme, përfshirë edhe nxjerrjen e qenve për shëtitje. Macet e shpëtuara, ndërkohë, janë zhvendosur gradualisht drejt Megarës.

Dimitris Pagonis, nënkryetar i Bashkisë dhe përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve, deklaroi se në strehën e përkohshme janë mbledhur rreth 100 qen dhe mace. Atyre u shtohen edhe 30-40 kafshë blegtorale, të cilat po qëndrojnë në stalla deri sa të tërhiqen nga pronarët.

“Për realizimin e kësaj nisme u bë një punë e jashtëzakonshme. Angazhimi i vullnetarëve është vërtet emocionues, pasi pa ndihmën e tyre ky projekt nuk mund të përfundonte me sukses”, deklaroi ai.

Pagonis bëri të ditur se disa prej kafshëve janë kthyer tashmë te pronarët, ndërsa një pjesë e atyre endacake kanë gjetur familje përmes adoptimit.

Për kafshët që vazhdojnë të qëndrojnë në strehë, autoritetet po organizojnë rikthimin e tyre hap pas hapi në zonat ku jetonin. Synimi është që ato të vendosen në kushte të sigurta dhe t’u dorëzohen personave që kujdeseshin më parë për to.

Duke folur për kafshët e gjetura të vetme në territoret e evakuuara, nënkryetari i Bashkisë theksoi se nuk duhen bërë vlerësime të nxituara se ato janë braktisur.

“Gjatë një fatkeqësie të kësaj përmase, disa njerëz mund të mos kenë pasur mundësi të ktheheshin në banesat e tyre. Sidoqoftë, kafshët janë qenie të gjalla dhe jo sende, ndaj në çdo situatë emergjente duhet të bëjmë përpjekje që t’i marrim me vete”, u shpreh Pagonis.

Ai sqaroi gjithashtu se kafshëve të dëmtuara u është ofruar trajtim veterinar çdo ditë në klinikën e Bashkisë, me ndihmën e veterinerëve të Dogs’ Voice.

Sipas tij, dëmtimet e konstatuara në shumicën e rasteve kanë qenë të lehta dhe kryesisht djegie në putra. Pritshmëritë janë që kafshët të shërohen plotësisht brenda një periudhe të shkurtër.


Shtuar 4.08.2026 21:59

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetavrupabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş