Skandali i Botërorit 1998, Franca pezulloi kontrollet antidoping para turneut

Marie-George Buffet, ish-ministre franceze e Sportit, ka pranuar se mori urdhër për ndërprerjen e kontrolleve antidoping ndaj futbollistëve të kombëtares franceze përpara Kupës së Botës 1998, në mënyrë që skuadra të mos pengohej deri në përfundim të turneut.

Pranimi i saj është pjesë e dokumentarit të ri kushtuar Zinedine Zidane, “Zidane, Fabrika e Legjendave”, i transmetuar nga televizioni francez BFMTV. Ky rrëfim bie plotësisht ndesh me atë që Buffet deklaroi nën betim në vitin 2013 përpara një komisioni të Senatit: “Ne nuk dhamë kurrë udhëzime për këtë qëllim”.

Të lidhura

None found

Tashmë, Buffet ka pohuar se zyrat e saj i pezulluan kontrollet e paparalajmëruara për Zidane dhe futbollistët e tjerë të ekipit kombëtar.

Ngjarja për të cilën ajo flet daton në vitin 1997, kur anëtarët e përfaqësueses franceze iu nënshtruan një kontrolli të befasishëm antidoping gjatë fazës përgatitore në Tignes.

Megjithëse të gjitha analizat e urinës rezultuan negative, testimi nxiti kundërshtime të forta nga lojtarët, trajneri Aime Jacquet dhe federata e futbollit. Ata vlerësuan se kontrollet po ndikonin negativisht në përgatitjet e skuadrës. Në atë periudhë, Buffet mbante postin e ministres në qeverinë e kryeministrit Lionel Jospin (1997-2002).

Në dokumentar shfaqet gjithashtu Alain Garnier, ish-mjeku që Ministria e Sporteve kishte dërguar në Tignes. Sipas tij, urdhri i ministres iu komunikua vetëm me gojë: “Nuk më lejohej të ndërhyja në punën e ekipit kombëtar deri në Kupën e Botës”.

Garnier e shpjegoi domethënien e porosisë me fjalët: “Me fjalë të tjera, nuk kishte më kontrolle të paparalajmëruara”. Versioni i tij është konfirmuar tani edhe nga Buffet. “Pas Kupës së Botës, ne vazhduam luftën kundër dopingut”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se “udhëzimet ndoshta erdhën nga niveli i zyrave ministrore”.

Sipas Garnier, urdhri kishte mbërritur drejtpërdrejt nga Matignon, ku ndodhet zyra e Kryeministrit. Me dëshminë e fundit, Marie-George Buffet rrëzoi qëndrimin zyrtar që kishte mbrojtur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, përfshirë deklarimet para institucioneve shtetërore. Në atë kohë, ajo kishte pohuar publikisht se ishte përballur me “të gjitha llojet e presionit”.

Franca e fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës 1998 pasi mundi Brazilin në finale. Para kësaj ndeshjeje, francezët kishin realizuar një përmbysje të pabesueshme në gjysmëfinale, duke eliminuar Kroacinë me dy gola.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet