Në Gjirokastër, për motive të dobëta, një 72-vjeçar ka djegur me benzinë gruan e tij. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i moshuari është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin Panajot Janaqi, 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokirorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër pë Veprime të mëtejshme./albeu.com