Pamjet që shihni më poshtë janë nga vendngjarja në fshatin Garunjas, në Lushnjë, ku pas një sherri për pronën mes kushërinjve të parë, u vra 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe mbetën të plagosur tre të tjetër, Shuaip Hasalla, 65 vjeç, (babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, 31 vjeç (vëllezër).
Kutojmë se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 06:30, konfikti për pronën ka bërë vëllezërit Kastriot Hasalla 31-vjeç dhe Afrim Hasalla 33-vjeç të qëllojnë me armë gjahu mbi Shuaip Hasallën dhe tre djemtë e tij, Romeos, Emiljanos dhe Laertit.
Të lidhura
None found
Romeo ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa tre të plagosurit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dy familjet mësohet se kishin konflikt prej vitesh për pronën e një toke. Ata janë konfliktuar verbalisht edhe disa ditë më parë, por mëngjesin e sotëm sherri degradoi në tragjedi.
Si ndodhi ngjarja:
Shuaip Hasalla dhe tre djemtë e tij kanë shkuar sot në mëngjes të punojnë tokën. Më pas aty kanë mbërritur me çifte Kastrioti dhe Afrimi, të cilët kanë hapur zjarr.
Viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.
Pas ngjarjes, forcat e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa ka pasur negociata me familjarët për dorëzimin e tyre. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një person të tretë, me iniciale M.H, djali i një prej autorëve të dyshuar./albeu.com
