Tragjedi në Algjeri, autobusi bie në lumë: 27 viktima dhe 44 të plagosur

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e të premtes në Algjeri.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi pasi autobusi me pasagjerë doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në një lumë. Menjëherë pas aksidentit, forcat e emergjencës nisën operacionin për kërkimin dhe shpëtimin e personave që ndodheshin në automjet.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa disa prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, bëri të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Autoritetet algjeriane e përshkruan aksidentin si një nga ngjarjet rrugore me numrin më të lartë të viktimave gjatë viteve të fundit.

Gjatë vizitës së të plagosurve në spital, ministri i Shëndetësisë deklaroi: “Po bëjmë çdo përpjekje të nevojshme”.

Ndërkohë, ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.


Shtuar 31.07.2026 22:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetmeritbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişankara escort