Shkuma në Vardar është zhdukur, Inspektorati i Mjedisit pret rezultatet e analizave

Një masë e madhe shkume u shfaq dje në digën ku lumi Lepenc bashkohet me Vardarin. Ky fenomen u raportua në Shkup dhe menjëherë pas njoftimit, ekipet e Qytetit dhe të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dolën në terren për të kryer inspektimet e nevojshme.

Të lidhura

None found

Gazetari Zekirija Haxhiu bëri të ditur se megjithëse sot uji është i kthjellët, gjatë gjithë ditës së kaluar sipërfaqja ishte e mbuluar plotësisht nga shkuma. Ai shtoi se në pikën ku Lepenci derdhet në Vardar u pa një substancë e paidentifikuar dhe autoritetet përgjegjëse kanë marrë mostra, duke vijuar me inspektime për të përcaktuar natyrën e saj.

Mostrat janë mbledhur dhe analizat janë në proces. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor u komunikua se procedurat e inspektimit nuk mund të kryhen me shpejtësi dhe kërkojnë të paktën 24 orë. Pritet që rezultatet konkrete të dalin të hënën.

Ministria e Mjedisit Jetësor theksoi se procesi i inspektimit është ende në zhvillim dhe verifikimet po realizohen sipas kornizës ligjore. Ata siguruan se sapo të përfundojnë të gjitha kontrollet dhe të merren rezultatet zyrtare, opinioni publik do të njoftohet në kohë dhe me transparencë për konstatimet dhe masat që do të ndërmerren.

Ndërkohë, nga ana e Qytetit të Shkupit u angazhua një dron për të identifikuar burimin e ndotjes, ndërsa shërbimet e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” u udhëzuan të merrnin kampione të ujit. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi se shkaktari do të zbulohet shumë shpejt dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse./Alsat.mk.


matbetholiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabet