Kristian Prenga, boksieri shqiptar, do të ngjitet mbrëmjen e sotme në ring për një duel që nuk i ngjan asnjë tjetri: kundërshtari i tij është emri i madh Anthony Joshua. Pavarësisht peshës së rivalit, Prenga shfaqet thellësisht i motivuar dhe gati për sfidën.
Të lidhura
None found
Ndeshja do të mbahet në Riyadh të Arabisë Saudite, teksa i gjithë eventi nis në orën 20:00. Përballja e shumëpritur e boksierit shqiptar pritet të fillojë rreth orës 22:00, por orari i saktë varet nga kohëzgjatja e dueleve paraprake.
Ky takim përfaqëson vazhdimësi për Prengën, ndërsa për Joshua-n shënon një rikthim në ring. Vetëm pak muaj më parë, ai u përfshi në një aksident tragjik, ku dy miqtë e tij humbën jetën, por boksieri i njohur shpëtoi për mrekulli.
Sa i përket karrierës së tij, 35-vjeçari Prenga mban shifra mbresëlënëse. Ai ka triumfuar në të 20 duelet e zhvilluara, të gjitha me knock-out, duke provuar se edhe përballë një legjende si Joshua, nuk hyn në ring thjesht për të plotësuar numrat.
