Shpërthen bombola e gazit pranë gazetares në transmetim direkt nga zjarret në Francë, ndërpritet lidhja live

Momente të tmerrshme ka përjetuar një ekip i televizionit M6 gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga zona e flakëve në Cap-Ferret, afër Bordeaux-s. Një bombol gazi shpërtheu vetëm pak metra larg gazetares në mes të raportimit.

Incidenti ndodhi teksa ajo po sillte pamje nga zjarri masiv që ka përfshirë rajonin Gironde. Një bombol gazi e lënë pas dore në zonë u përfshi nga flakët dhe shpërtheu në mënyrë të befasishme, duke shkaktuar një shtëllungë të dendur tymi dhe një valë tronditëse.

Të lidhura

None found

Momenti i shpërthimit u kap nga kamerat, ndërsa sinjali u ndërpre menjëherë për të mbrojtur ekipin gazetaresk. Për fat të mirë, deri tani nuk ka asnjë të plagosur nga ky incident.

Këto pamje dëshmojnë sesa i lartë është rreziku për të gjithë ata që ndodhen në vijën e parë të zjarreve, duke përfshirë jo vetëm efektivët por dhe reporterët.

Në jugperëndimin e Francës, gjendja vijon të jetë alarmante. Zjarret janë ende jashtë kontrollit dhe kanë djegur tashmë një sipërfaqe prej mbi 190 mijë hektarësh pyjore.

Përpjekjet e më shumë se 2000 zjarrfikësve po pengohen nga temperaturat ekstreme dhe erërat e fuqishme, ndërkohë që autoritetet po kryejnë evakuime të reja parandaluese. Mbi 36 mijë banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zonat më të kërcënuara.


Shtuar 25.07.2026 09:40

matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet