Kristi Qarri ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me KF Vëllaznimin. Gardiani 25-vjeçar, i cili u nda si lojtar i lirë nga Drenica, tashmë do të mbrojë fanellën e skuadrës kuqezi nga Gjakova.
Konfirmimi erdhi përmes përfaqësuesit të futbollistit, i cili publikoi në rrjetet sociale imazhe të Qarrit nga ambientet e klubit gjakovar. Vlen të rikujtohet se shkodrani ka përvojë të mëparshme në elitën shqiptare, aty ku dikur ishte titullar i padiskutueshëm me Vllazninë.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave nga portali “Transfermarkt”, portieri aktualisht ka një vlerë karte prej 125 mijë eurosh. Gjithashtu, Qarri mban në CV-në e tij edhe një paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare U20, e regjistruar në vitin 2019.
