Komanda Ajrore e NATO-s njoftoi sot se forcat aleate nën drejtimin e saj kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot, i cili kishte depërtuar në hapësirën ajrore të Rumanisë.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët rumunë kishin bërë të ditur se një avion luftarak F-16 u ngrit për të neutralizuar dronin, duke e shkatërruar atë pas depërtimit të paligjshëm në territorin ajror të vendit.
Të lidhura
None found
Në një komunikatë zyrtare, Aleanca theksoi se ka nisur një hetim për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet rumune për të grumbulluar të dhënat e plota.
Ende nuk janë zbuluar informacione rreth origjinës së mjetit fluturues apo arsyeja e shkeljes së hapësirës ajrore rumune.
