Protestuesit kanë filluar ecjen drejt ndërtesës së Kryeministrisë.
Të mërkurën, lëvizja antiqeveritare shënoi ditën e 53-të të saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pjesëmarrës të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit kanë kërkuar reforma të thella politike dhe kanë ngritur zërin për problemet e shumta që prekin sferat sociale, politike dhe ekonomike.
Të lidhura
None found
Edhe sot, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, dhe pas grumbullimit, siç është kthyer në praktikë të përditshme, do të lëvizin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty vijon prej orësh protesta me fjalime dhe me thirrje si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Ashtu si në mbledhjet e mëparshme të Revolucionit Flamingo, edhe sot pritet të kërkohet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Rama dhe e gjithë kabinetit të tij, krahas hetimeve nga SPAK-u ndaj tij dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për një sërë aferash korruptive që tashmë janë gjetur të dokumentuara edhe nga vetë Prokuroria e Posaçme.
Teksa shprehin shqetësimet e tyre, protestuesit po flasin për mikrofonin e News 24, njëlloj si në çdo ditë të kësaj proteste.
