Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka risjellë në vëmendje 22 korrikun e vitit 2010, një ditë simbolike kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Në një postim të shoqëruar me foto nga ajo kohë në rrjetet sociale, Osmani e përshkroi atë si çastin kur Serbia pësoi disfatë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“22 Korrik 2010, Hagë. Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë”, shprehet ajo në mesazhin e saj, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga Haga për të rikujtuar opinionin këshillues që mbetet një gur themeli në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
