Valon Zeqiri, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri”, njoftoi sot se uji në Tetovë është i sigurt për konsum, duke i ftuar banorët ta përdorin pa shqetësim.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se testimet e cilësisë kryhen rregullisht çdo ditë, një praktikë kjo e përforcuar pas incidentit të ndotjes në Gostivar.
Rezultatet më të fundit, të cilat dolën vetëm një orë më parë, i cilësoi si më të qartat deri tani, duke konfirmuar pastërtinë e ujit.
Zeqiri theksoi se autoritetet kanë forcuar mbikëqyrjen dhe se cilido që paraqet kërcënim për rrjetin e furnizimit do të përballet me sanksione.
