E ardhmja e Ferran Torres në Barcelonë në dyshim, tensionet me Flickun shtohen

Një tjetër situatë delikate po shfaqet në kampin e Barcelonës përpara nisjes së sezonit të ardhshëm, teksa qëndrimi i Ferran Torres në “Camp Nou” po vihet në diskutim. Raportohet se sulmuesi spanjoll po përjeton pakënaqësi lidhur me mënyrën si po trajtohet nga trajneri Hansi Flick.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit Nils Ola, vendimet e teknikut gjerman e kanë lënë Torres të irrituar, veçanërisht për faktin se gjatë gjithë sezonit të shkuar, Robert Lewandowski u trajtua si një titullar i padiskutueshëm për qendrën e sulmit.

Burimi thekson se lojtari 25-vjeçar mendon që performancat e tij kanë qenë më impresionuese se ato të sulmuesit polak dhe se nuk i është ofruar besimi i duhur për të marrë një vend fiks në formacionin titullar të katalanasve.

Edhe pse kontributi i tij me gola dhe asiste sa herë që ka zbritur në fushë ka qenë konkret, Torres ndjen se nuk ka pasur mundësi reale për të garuar në kushte të barabarta për një fanellë titullari. Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij me blaugranët.

Pritet që gjatë merkatos verore, drejtuesit e Barcelonës të analizojnë këtë çështje dhe nuk përjashtohet hipoteza që lojtari të synojë një kapitull të ri në karrierën e tij, në rast se pozita e tij brenda ekipit nuk pëson ndryshime.

Interesimi për shërbimet e reprezentuesit spanjoll është shfaqur edhe në afatet e mëparshme kalimtare nga ana e disa skuadrave evropiane.

Deri tani, megjithatë, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga FC Barcelona, Hansi Flick ose vetë Ferran Torres që të konfirmojë këto raportime.

Ditët në vijim pritet të jenë kyçe për fatin e sulmuesit, i cili dëshiron të ketë një rol më qendror dhe të grumbullojë më tepër minuta në sezonin që vjen.


matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş