EMRAT/ Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Gjykata e Lartë, ka bërë publike listën përfundimtare me kandidatët që përmbushin kriteret ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Zyrtarizimi i emrave vjen pas mbylljes së procesit për verifikimin e kushteve të përcaktuara në ligj. Procedura ishte hapur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026 dhe synon zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, verifikimi është kryer në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Pas përfundimit të kësaj faze, Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht kandidatët që plotësojnë kërkesat ligjore.

Në vijim të procedurës së shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 26.06.2026, për zgjedhjen e një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë

Sandër Simoni – Gjykata e Lartë

Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Data e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 25 shtator 2026, ora 10.00.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet