Zorica Zafirovska, epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur një ulje e numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore pas ndotjes së ujit në Gostivar.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj periudhe, në total janë paraqitur për trajtim 111 pacientë.
“Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rënie e numrit. Në repartin Infektiv të Gostivarit kanë kërkuar ndihmë edhe 111 pacientë, ndërsa 26 të tjerë janë paraqitur për kontrolle. Në Qendrën e Emergjencës në Gostivar janë regjistruar 7 raste të reja, kurse në Departamentin e Pediatrisë janë raportuar 65 pacientë të rinj”, tha Zafirovska.
Ajo theksoi se, në krahasim me një ditë më parë, situata po shkon drejt përmirësimit. Në territorin e Komunës së Gostivarit është shpallur epidemi e gastroenteritit, ndërsa gjendja epidemiologjike po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.
“Janë duke u zhvilluar hetime epidemiologjike dhe po merren mostra për analiza, mes tyre edhe koprokultura. Për momentin jemi në pritje të rezultateve të mostrave të mbledhura”, u shpreh epidemiologia.
