Mateo dhe Brikena hedhin poshtë zërat për ndarje, puthen në puntatën e fundit të “Top Arena”

Aludimeve të ditëve të fundit se historia e tyre kishte marrë fund, Mateo dhe Brikena iu përgjigjën me një sinjal të ri gjatë episodit përmbyllës të “Top Arena”.

Dy bashkëprezantuesit dhuruan një çast të veçantë në rubrikën “Vetëm kaç me Brikin”, ku këtë herë i ftuar ishte Mateo, finalist në edicionin e fundit të Big Brother VIP.

Të lidhura

None found

Në intervistë, ai tregoi si është të punojë përkrah Brikenës, duke folur si për anët e bukura, ashtu edhe për vështirësitë që sjell afërsia e tyre gjatë angazhimeve profesionale.

“Të jesh me partneren në një program, të jep një kënaqësi, ngrohtësi tjetër. Ka gjërat e saj të bukura. Pjesa e keqe është që unë kur jam në punë kam mendjen te ty. Ky është problem”, deklaroi Mateo.

Me nota humori, Brikena ia ktheu: “Vetëm ky problem nuk është”.

Intervista u mbyll me një puthje mes tyre, duke marrë vëmendje për shkak të zërave të fundit se dyshja mund të ishte ndarë.

Raporti mes Brikenës dhe Mateos nisi gjatë edicionit më të fundit të Big Brother VIP. Ata u afruan brenda shtëpisë, ndërsa lidhja vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës në program.


Shtuar 21.07.2026 13:32

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom