Laporta zyrtarizon afrimin e ri të Barcelonës: “Prezantimi do të bëhet nesër”

Joan Laporta ka bërë të ditur se Karim Adeyemi, sulmuesi gjerman i transferuar te Barcelona, do të dalë nesër në prezantimin e tij zyrtar si lojtari më i ri i klubit.

Të lidhura

None found

Presidenti i katalanasve e konfirmoi marrëveshjen pasi u rikthye në Barcelonë nga New Yorku, ku kishte qenë i pranishëm për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës. Me deklaratën e tij, ai mbylli përfundimisht pikëpyetjet mbi kalimin e yllit të Borussia Dortmundit.

“Ai do të prezantohet nesër”, deklaroi shkurt Laporta, duke sinjalizuar se të gjitha procedurat për zyrtarizimin e transferimit tashmë janë përfunduar.

Adeyemi i kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore gjatë javës së kaluar dhe tani mbetet të zhvillohet vetëm ceremonia e prezantimit.

Për kartonin e 23-vjeçarit, Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët me Borussia Dortmundin në një marrëveshje që kap vlerën e 22 milionë eurove. Nëse plotësohen bonuset e përcaktuara sipas performancës, kostoja e përgjithshme mund të rritet deri në 31 milionë euro.

Futbollisti gjerman do të lidhë të ardhmen e tij me klubin përmes një kontrate afatgjatë, e vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ai konsiderohet një prej elementeve kryesore të projektit të Barcelonës për vitet e ardhshme.

Në drejtimin e klubit blaugranas ekziston bindja se dinamizmi, shpejtësia dhe cilësitë sulmuese të Adeyemit do t’i ofrojnë trajnerit një opsion me peshë për sezonin e ri.

Laporta foli gjithashtu me krenari për triumfin e tetë lojtarëve të Barcelonës me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës. Sipas tij, ky sukses pasqyron nivelin e akademisë dhe forcën e projektit sportiv të klubit.

Megjithatë, kreu i Barcelonës nuk pranoi të komentonte zërat për një interesim ndaj Julian Alvarez. Ai nuk dha përgjigje as për të ardhmen e Ferran Torresit, duke i mbajtur të hapura të gjitha mundësitë për merkaton e verës.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobet