Bardh Maxhuni vlerëson zgjedhjen e De La Fuentes në përballjen Spanjë-Francë

Në edicionin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit kanë trajtuar me hollësi gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 dhe finalen e madhe ndërmjet Spanjës e Argjentinës. Episodi vjen me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Të lidhura

None found

Gazetari Bardh Maxhuni ka komentuar gjysmëfinalen e parë të Botërorit mes Spanjës dhe Francës, duke vlerësuar lart disa prej vendimeve të trajnerit të Spanjës, Luis De La Fuente.

“Te ndeshja Spanjë-Francë më befasoi mënyra se si Spanja ka arritur që për 90 minuta ta neutralizoj Francën komplet, domethënë nuk e kanë lejuar të krijojnë asnjë rast të rrezikshëm”.

Sipas Maxhunit, veçanërisht i rëndësishëm ishte vendimi i De La Fuentes për ta nisur nga banka Pedrin, i cili zakonisht konsiderohet mesfushori më i mirë i Spanjës.

“Diçka për t’u përshëndetur ka qenë vendimi i trajnerit Luis De La Fuente për ta lënë në bankë Pedrin që normalisht është mesfushori më i mirë i Spanjës dhe është një vendim shumë i madh”.

Ai theksoi se ky ndryshim po jep rezultat me Fabian Ruiz, ndërsa në anën tjetër mendon se Franca nuk veproi drejt me aktivizimin e Aurelien Tchouamenit, i cili kishte qenë në dyshim deri në çastet e fundit për shkak të lëndimit.

“Por po e shohim që po ka efekt me Fabian Ruiz. Ky është një vendim i cili i ka dalë mirë, përndryshe unë besoj që te Franca ka gabuar me inkuadrimin e Aurelien Tchouamenit, i cili deri në momentet e fundit ishte në dyshim shkaku i lëndimit”, ka thënë Maxhuni.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//


Shtuar 18.07.2026 18:54

MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio